Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mësohet se deputetja ka mbërritur e vetme në godinën e SPAK-ut.
Sipas informacioneve, dosja në fjalë ka mbërritur në SPAK nga Elbasani.
Hetimet lidhen me dyshime për përdorimin e ndihmës ekonomike dhe përfitimeve të tjera për të ndikuar te votuesit gjatë procesit zgjedhor.
Sara Mila është deputetja më e votuar në qarkun e Elbasanit, ndërsa paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme vjen në kuadër të hetimeve për këtë çështje.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me objektin e plotë të hetimit apo cilësinë në të cilën është thirrur deputetja.
Gjithashtu, nuk ka të dhëna nëse ndaj saj ekziston ndonjë akuzë konkrete.












