Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur këtë të mërkurë për kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, drejtuar PS-së dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të socialistëve.
I pyetur nëse Partia Socialiste do t’i kërkojë SPAK-ut leje për pjesëmarrjen dhe fjalën e Veliajt në këtë mbledhje, Balla tha se kjo është një çështje që duhet t’i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të partisë.
Ai u shpreh se çështjet e përfaqësuesve socialistë me drejtësinë janë individuale dhe se strukturat e PS-së nuk mund të shërbejnë si mburojë për askënd. Balla pranoi se Veliajn e ka mik, por theksoi se kryebashkiaku duhet ta përballojë vetë procesin me drejtësinë, pa përfshirë partinë.
“Unë mendoj, dhe e kam thënë, që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së, në të gjitha nivelet, me drejtësinë janë çështje individuale. As PS-ja, as Asambleja, as Kryesia, as organizatat socialiste nuk janë mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë. Në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, deklaroi Balla.
Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, PS nuk pranon shtyrjen e afatit
40 minuta në SPAK, deputetja Mila: Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time (VIDEO)
Deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK (VIDEO)
- 11:23 Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, PS nuk pranon shtyrjen e afatit
- 11:22 Dyshohet për spiunazh për Rusinë, Kremlini mohon përfshirjen pas arrestimit të ushtarakut amerikan në Britani
- 11:20 Merz vendos kusht për buxhetin e BE-së: Pa marrëveshje për Ukrainën, nuk ka miratim
- 11:11 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nder të 23 dëshmorëve (VIDEO)
- 11:05 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiç, Rade Basta
- 10:57 40 minuta në SPAK, deputetja Mila: Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time (VIDEO)