Pochettino rikthehet në Premier, United pranon t’i paguajë klauzolën

Drejtuesit e lartë të Manchester United janë mbledhur sot në Monako për të diskutuar për të ardhmen e stolit të “djajve të kuq”. Sipas medieve britanike drejtuesit e United kanë vendosur që të shkarkojnë Carrick dhe të hidhen në aksion për të caktuar pasardhësin e tij, i cili do të jetë Mauricio Pochettino.
Argjentinasi ka një klauzolë në kontratën që e lidh me Federatën Amerikane të Futbollit që të largohet nga detyra nëse një klub paguan 7 milionë paund. United është gati që të paguajë shifrën dhe të rikthejë kështu ish-teknikun e Tottenham në Premier League. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




