Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, mollë sherri një vend parkimi 

    Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

    PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”
    Aktualitet

    Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

    November 11, 2026
    Screenshot

    Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me autore Mimoza Hasani Pllanën, në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

    Libri i kushtohet jetës dhe veprës së albanologut të shquar hungarez, i cili për dekada me radhë dha një kontribut të rëndësishëm në studimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

    Në aktivitet, krahas autores, morën pjesë dhe mbajtën kumtesa akademiku Bardh Rugova, redaktor i monografisë; historiani dhe albanologu hungarez, Prof. Dr. Krisztián Csaplár-Degovics; si dhe Gergely Schütz, djali i studiuesit të njohur.

    Të pranishëm ishin gjithashtu ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, akademiku Rexhep Ismajli dhe botuesi Bujar Hudhri. Aktiviteti u moderua nga Arbër Selmani.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori hungarez në Kosovë, László István Dux, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të István Schütz në studimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe mbështetjen e tij për shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 1980 dhe 1990.

    Ai theksoi se, përtej veprimtarisë akademike, Schütz kishte krijuar marrëdhënie të ngushta dhe të qëndrueshme me komunitetin intelektual të Kosovës, duke ndihmuar edhe në qarkullimin e librave në gjuhën shqipe gjatë një periudhe të vështirë politike.

    Duke përgëzuar autoren për ruajtjen dhe dokumentimin e kësaj trashëgimie, ambasadori shprehu shpresën se fjalori shqip-hungarisht i hartuar nga Schütz do të botohej së shpejti.

    Ai njoftoi gjithashtu se Ambasada e Hungarisë po bashkëpunon me Komunën e Prishtinës për emërtimin e një rruge ose sheshi me emrin e albanologut hungarez.

    Monografia është botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

    Vepra sjell një portret të plotë të István Schütz (1923–2010), duke trajtuar kontributin e tij shkencor, letrar, përkthimor, mediatik dhe diplomatik, si dhe rolin që luajti në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-hungareze.

    Në fjalën e saj, autorja Mimoza Hasani Pllana foli për frymëzimin që e kishte shtyrë të ndërmerrte kërkimin mbi jetën dhe veprën e Schütz, duke e lidhur interesin e saj me përvojën personale në Budapest dhe marrëdhënien e veçantë që kishte krijuar me kulturën hungareze.

    Ajo shpjegoi se monografia synon të shërbejë si një burim studimor për kërkuesit e gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë, përkthimit, kulturës dhe marrëdhënieve kulturore e diplomatike.

    Autorja shprehu mirënjohje të veçantë për akademikun Bardh Rugova, për udhëzimet dhe punën redaktoriale mbi monografinë; profesorin Krisztián Csaplár-Degovics, për mbështetjen akademike; si dhe Gergely Schütz, i cili i mundësoi qasje në arkivin familjar të albanologut.

    Falë këtij bashkëpunimi, libri është pasuruar me dokumente, fotografi dhe dëshmi të rralla për jetën dhe veprimtarinë e studiuesit hungarez.

    Akademiku Bardh Rugova, i cili e kishte njohur personalisht Schütz përmes Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ndau kujtime mbi përkushtimin e tij ndaj gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e ngushta që kishte krijuar me studiuesit shqiptarë.

    Ai vlerësoi punën kërkimore të autores dhe theksoi rëndësinë e dokumentimit të kontributit të Schütz në historinë e albanologjisë.

    Duke e cilësuar monografinë një kontribut të rëndësishëm për njohjen më të gjerë të veprës dhe trashëgimisë së albanologut, Rugova u shpreh:

    “Ky libër shlyen një borxh.”

    Sipas tij, vepra e rikthen albanologun hungarez në kujtesën kolektive shqiptare, jo vetëm si një studiues të jashtëzakonshëm, por edhe si një njeri me dashuri të thellë për popullin shqiptar.

    Historiani dhe albanologu Krisztián Csaplár-Degovics vlerësoi nivelin akademik të monografisë, përdorimin e burimeve arkivore dhe intervistave, si dhe mënyrën se si autorja e vendos veprimtarinë e Schütz në kontekstin historik të albanologjisë hungareze.

    Ai u ndal veçanërisht te lidhja e profesorit me Seminarin Ndërkombëtar në Prishtinë dhe te trashëgimia e tij në fushën e leksikografisë, përfshirë fjalorin e gjerë shqip-hungarisht, i cili pritet të botohet në të ardhmen e afërt.

    Gjatë prezantimit, akademiku Rexhep Ismajli, mik i hershëm i István Schütz, kujtoi takimet dhe bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar, veçanërisht pjesëmarrjen e studiuesit hungarez në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë.

    Ai foli për përkushtimin e Schütz ndaj studimeve albanologjike dhe lidhjen e tij të veçantë me komunitetin akademik shqiptar.

    Ismajli kujtoi gjithashtu përpjekjet e bëra pas ndarjes nga jeta të Schütz për të nderuar kujtimin e tij dhe për të ruajtur në forma të ndryshme trashëgiminë shkencore e personale që ai la pas.

    Ndërkohë, botuesi Bujar Hudhri, drejtues i Shtëpisë Botuese “Onufri”, vlerësoi punën dhe përkushtimin kërkimor të Mimoza Hasani Pllanës për të sjellë në vëmendjen e lexuesve një figurë kaq të rëndësishme të albanologjisë hungareze.

    Ai theksoi se botimi dhe prezantimi i kësaj monografie përbën një homazh të merituar për István Schütz, një studiues, kontributi i jashtëzakonshëm i të cilit në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe meritonte prej kohësh një njohje më të gjerë nga komuniteti akademik dhe kulturor shqiptar.

    Një nga momentet më emocionuese të aktivitetit ishte fjala e Gergely Schütz, djalit të albanologut, i cili ndau kujtime personale për të atin.

    Ai foli për dhomën e punës së të atit në Budapest, librat, dorëshkrimet dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj gjuhës shqipe.

    Gergely kujtoi se udhëtimet e të atit drejt Prishtinës dhe takimet me studiuesit shqiptarë kishin qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

    Duke falënderuar autoren për monografinë, ai e cilësoi librin si vazhdimësi të përpjekjeve për të ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm trashëgiminë shkencore dhe personale të të atit.

    István Schütz ishte një nga figurat më të rëndësishme të albanologjisë hungareze të shekullit XX.

    Përmes kërkimeve gjuhësore, hartimit të fjalorëve, mësimdhënies dhe përkthimit të autorëve shqiptarë në gjuhën hungareze, ai luajti një rol të rëndësishëm në njohjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare në Hungari.

    Lidhjet e tij me Kosovën, veçanërisht me Universitetin e Prishtinës dhe Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mbetën një pjesë qendrore e veprimtarisë së tij akademike.

    Prezantimi i monografisë “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve” përbën një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së albanologëve të huaj që ia kushtuan jetën studimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

    Njëkohësisht, libri shërben si një tjetër urë bashkëpunimi kulturor dhe akademik mes Kosovës dhe Hungarisë, duke rikthyer vëmendjen te një miqësi e ndërtuar mbi dijen, respektin dhe dashurinë e përbashkët për gjuhën shqipe. /skyweb.al 

    István Schütz monografia Prishtinë promovohet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, mollë sherri një vend parkimi 

    November 11, 2026

    Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

    November 11, 2026

    PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

    November 11, 2026

    Ministri Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.