E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Falsifikonin dokumente të shteteve të BE për t’i shitur, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen 1700 euro dhe karta polake e austriake

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i përdorimit të metodave hetimore speciale finalizuan operacionin e koduar “Imitimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit H. B., 22 vjeç dhe B. M., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas prodhonin dhe shitnin dokumente false të shteteve të BE-së.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, dhe në drejtimin e saj, Policia e Tiranës vijon hetimin për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit “Piranjat”, për bashkëpunimin, dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar konform detyrave funksionale, për çdo rast të paraqitur nga media.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.