Ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin se i ka shkaktuar një dëm financiar prej dhjetëra miliona eurosh ndërmarrjes publike “Beogradske Elektrane”. Sipas mediave serbe, dyshimet lidhen me periudhën kur Basta drejtonte këtë ndërmarrje, e cila administron sistemin e ngrohjes qendrore në Beograd. Ai akuzohet se ka miratuar donacione të pajustifikuara për disa organizata sportive, mes tyre klube futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi.