Evakuohen 300 shkolla në Itali, shkak alarmet me email për bomba

11 Nëntor 2026 | 12:10

Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pasi morën të njëjtin mesazh alarmi për bombë. Lajmin e njoftoi  ministri i arsimit, Giuseppe Valditara.

Alarmi i sigurisë erdhi mes shqetësimeve në rritje në Evropë në lidhje me të ashtuquajturat kërcënime të luftës hibride, të cilat kanë synuar supermarketet, bankat e gjakut, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë .

Valditara tha se 300 shkolla ishin prekur nga alarmet për bomba, duke shtuar se numri mund të rritet.

“Pas një alarmi kombëtar për bombë, dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimdhënës”, informoi prindërit një shkollë në Romë.

Emaili ishte nënshkruar si “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit”, sipas një burimi qeveritar me njohuri për çështjen. Forcat policore italiane po hetojnë rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Njeriu që demokratët nuk e kuptuan kurrë

Në nëntor 2026, ndërsa demokratët festojnë një prej fitoreve më të mëdha elektorale të dekadave të fundit, disa ideologji politike të ndërtuara prej vitesh janë...
12:03 | 11/11/2026

Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie

Gjermania ka ndaluar përdorimin e dronëve të prodhuar në Kinë, të disponueshëm komercialisht, në bazat e saj ushtarake dhe në terrenet e stërvitjes, duke përmendur...
11:58 | 11/11/2026

Dyshohet për spiunazh për Rusinë, Kremlini mohon përfshirjen pas arrestimit të ushtarakut amerikan në Britani

Kremlini hodhi poshtë kategorikisht të mërkurën çdo përfshirje të Rusisë në rastin e oficerit të lartë ushtarak amerikan, i cili u arrestua në Britani me...
11:22 | 11/11/2026