Nga Alba Kepi/
Ka nisur operacioni i dytë kirurgjikal i Erjon Vishkullit në syrin e majtë, në spitalin universitar Policlinico Agostino Gemelli në Romë.
Ndërhyrja po kryhet nën kujdesin e profesorit italian Stanislao Rizzo, një specialist i njohur në fushën e kirurgjisë okulistike.
Ky është operacioni i dytë për Erjon Vishkullin, pas ndërhyrjes së parë të kryer më 28 tetor 2026, në të njëjtin spital dhe nga ekipi mjekësor i drejtuar nga profesori Rizzo.
Erjoni u plagos në syrin e majtë gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë dhe u transportua në Itali për të marrë trajtim të specializuar.
Ndërhyrja e sotme përbën një tjetër etapë të rëndësishme në përpjekjet për rikuperimin e syrit dhe mundësinë e rikthimit të shikimit.
Operacioni është aktualisht në zhvillim dhe ende nuk ka një informacion zyrtar mbi përfundimin apo rezultatet e ndërhyrjes.
Vëmendja dhe shpresa janë tashmë te ekipi mjekësor dhe te rezultatet e kësaj ndërhyrjeje të rëndësishme.
© SYRI.net