Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës në vend.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 11 nëntor, Bordi përcaktoi se një litër naftë (gazoil) nuk mund të shitet me më shumë se 205 lekë, ndërsa çmimi maksimal për shitjen me shumicë do të jetë 193 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 164 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 152 lekë për litër.
Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara. Në rast se konstatohen shkelje, ndaj subjekteve përgjegjëse parashikohet pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe aktet ligjore në fuqi.
Në njoftimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se synimi i këtij mekanizmi është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe garantimi i konkurrencës së ndershme në treg.
Ambasadorja e BE-së i prezanton komunitetit të biznesit progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026
Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi
Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit
- 12:23 Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në “aksion”
- 12:21 Progresistët nisin fushatën për të bindur majtisten Ocasio-Cortez të kandidojë për Presidente në vitin 2028
- 12:20 Dita e dytë e takimit, mbyllen bisedimet trepalëshe midis SHBA, Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi
- 12:18 BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive
- 12:12 Shpërthimi i Ebolës në Kongo tejkalon 11 mijë raste dhe 5,300 vdekje, më i shpejti në historinë e vendit
- 12:10 Evakuohen 300 shkolla në Itali, shkak alarmet me email për bomba