
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas të Fierit janë asfiksuar mëngjesin e sotëm pas dyshimeve për rrjedhje gazi nga bombula.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00. Dy të dëmtuarit, 62 dhe 55 vjeç, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.
Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.