Krizë e re humanitare pas përmbytjeve në Gaza, UNICEF dhe OBSH paralajmërojnë për sëmundje
Bordi i Paqes, i cili u krijua me iniciativën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Izraelit të veprojë menjëherë për të adresuar emergjencën humanitare të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Rripin e Gazës.
Që nga fundi i javës së kaluar, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur dhjetëra mijëra tenda që strehojnë palestinezë të zhvendosur, ndërsa të paktën pesë persona kanë humbur jetën.
“Situata nuk është vetëm një kërcënim duke pasur parasysh ardhjen e dimrit, por edhe një emergjencë e menjëhershme humanitare”, paralajmëroi Bordi i Paqes në një postim në X.
Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite të lejojë hyrjen e materialeve thelbësore për strehime të përkohshme, për infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve, për menaxhimin e ujërave të zeza dhe të përmbushë detyrimet e saj, sipas planit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Bordi i Paqes, i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në enklavën palestineze, pranoi hapat që po shqyrtohen nga qeveria izraelite, por këmbënguli se përgjigja mbetet e pamjaftueshme.
UNICEF-i, nga ana e tij, u ankua se Izraeli ka mohuar hyrjen në Gaza të pajisjeve të nevojshme për të riparuar një rezervuar uji dhe paralajmëroi se objekti mund të derdhet, duke i vënë banorët në rrezik përmes përmbytjeve dhe sëmundjeve.
Autoritetet lokale janë ankuar se Izraeli ka shkatërruar infrastrukturën e ujit dhe automjetet e përdorura për të pompuar ujë gjatë luftës së tij kundër Hamasit.
Irani paralajmëron SHBA-në: Asnjë gram uranium nuk do të largohet nga vendi, çdo sulm i ri do të ketë pasoja
Dokumentari i NAZA-s mbi vrasjet në Gaza bëhet një nga më të shikuarit e vitit
Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në “aksion”
- 12:50 Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Korinth
- 12:40 Irani paralajmëron SHBA-në: Asnjë gram uranium nuk do të largohet nga vendi, çdo sulm i ri do të ketë pasoja
- 12:40 Dokumentari i NAZA-s mbi vrasjet në Gaza bëhet një nga më të shikuarit e vitit
- 12:25 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri
- 12:23 Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në “aksion”
- 12:21 Progresistët nisin fushatën për të bindur majtisten Ocasio-Cortez të kandidojë për Presidente në vitin 2028