Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit evropian.
Por edhe aty, shqiptarët e kanë pritur me protesta.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara vendit të takimit të Ramës duke thirrur: Rama resign (jep dorëheqjen)! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje.
Ndërkohë sot është dita e 165 e protestës, ndërsa organizimi i sotëm është paralajmëruar të jetë kombëtar, me qytetarë dhe studentë që pritet të vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
© SYRI.net
Apeli prish vendimin, Bistri dënohet me 7 vite burg edhe për pastrim parash dhe korrupsion pasiv
VIDEO/ Berisha: STOP dhunës shtetërore ndaj fotoreporterit të mirënjohur e guximtar Feliks Bilani
Balliu: 950 mijë euro nga afera e AKSHI-t për vëllezërit e Vlora Hysenit! Gjurma e parave çon te Ergys Agasi