Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, zhvilloi një takim me Stephen B. Nix, drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Diskutimet u përqendruan te ecuria demokratike e Kosovës dhe partneriteti shumëvjeçar me IRI-n, bëhet e ditur në njoftimin për takimin.
Të lidhura
None found
Shiroka-Pula vlerësoi rolin e institutit në përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë. Ajo veçoi mbështetjen e dhënë për partitë politike e Kuvendin, si dhe për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje.
Sipas saj, demokracia bëhet më e qëndrueshme kur institucionet funksionojnë, respektohet ndarja e pushteteve, gjyqësori mbetet i pavarur dhe institucionet mbajnë përgjegjësi.
Palët shqyrtuan gjithashtu mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe IRI-t, veçanërisht në edukimin demokratik, luftën kundër dezinformimit dhe nxitjen e debatit politik.
Në takim u diskutuan edhe siguria në rajon dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës.







