“Nuk jam unë”/ Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Duka nuk e bind Gjykatën, lihet në burg
11/11/2026 13:54
Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në gjykatë.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.
Ai ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin prokurori e ka paraqitur si provë, nuk e lidh atë me grabitjen.
I dyshuari ka mohuar përfshirjen në ngjarje, megjithatë nuk e ka bindur Gjykatën, e cila e ka lënë në burg.
Top Channel