“Nuk jam unë”/ Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Duka nuk e bind Gjykatën, lihet në burg
Polarizimi politik, korrupsioni dhe protestat në Shqipëri ishin temat kryesore ku u fokusuan diskutimet e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, gjatë seancës së të martës.
Eurodeputetët theksuan se Shqipëria ka shënuar progres në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian dhe meriton të mbyllë kapitujt e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027. Pavarësisht vlerësimit në procesin e integrimit, diskutimi për Shqipërinë u shoqërua me debate mes eurdeputetëve. Protestat e dhunshme të javëve të fundit u dënuan nga eurodeputetët, të cilët i bënë thirrje politikës të gjejë gjuhën e përbashkët për dialog.
“Muajt e fundit kemi parë një tablo më shqetësuese. Shqiptarët kanë dalë në rrugë, fillimisht lidhur me ndikimin mjedisor të zhvillimit të pronave në bregdet, dhe më pas, për të protestuar kundër korrupsionit dhe krizës së kostos së jetesës. Duhet të shohim çfarë mund të bëjmë ne për të ulur tensionet”, tha David McAllister, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme.
“Ne kemi deklaruar publikisht se nuk ka vend për dhunë. Ne e mirëpresim faktin që tensionet tani duket se janë zbutur disi; megjithatë, skenat e fundit të tensionit në parlament tregojnë, sipas nesh, se duhet bërë më shumë për të garantuar një dialog të mirëfilltë konstruktiv politik”, tha Valentina Superti, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian.
Një pjesë e tyre ngritën edhe shqetësimin për korrupsionin, duke bërë thirrje që SPAK të mbrohet nga çdo lloj tentative për ndërhyrje politike. Eurodeputetja Valentina Superti, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, dhe eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, përmendën rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që po përballet me drejtësinë për korrupsion.
“Në lidhje me imunitetin që u përmend më parë, kjo çështje do të shqyrtohet, jemi në kontakt të ngushtë me Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias për të siguruar që standardet e BE po respektohet. SPAK ka vazhduar të japë rezultate të mira dhe ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Valentina Superti.
“Për arsye politike, imuniteti i ish zëvendëskryeministres nuk hiqet. Këto protesta krijojnë vështirësi si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Njerëzit nuk janë të kënaqur me asnjërën palë. Ndoshta një qeveri teknike mund të ishte një zgjidhje për të sjellë qetësi”, u shpreh eurodeputeti gjerman, Michael Gahler.
“Masat që ndërmerren kundër korrupsionit dhe hetimi i rasteve konkrete tregon se edhe persona të fuqishëm dhe me profil të lartë përfundojnë në burg ose përballen me ndjekje penale”, u shpreh Andreas Schieder, raportuesi për Shqipërinë në PE.
Kritika të forta pati nga eurodeputetët për klimën politike në vend. Emanuele Giaufret nga Komisioni Evropian theksoi se “Polarizimi po thellohet dhe parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë rolin e tij si një forum dialogu”.
Top Channel