Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvilluar sot, u ndal te deklaratat dhe qëndrimet e eurodeputetëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, duke kërkuar nga mazhoranca që t’i dëgjojë dhe të reflektojë për mesazhet e partnerëve europianë. Zhupa theksoi se Bashkimi Europian kërkon zgjidhje politike, luftë reale kundër korrupsionit, zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektim të së drejtës për protestë.
Ajo nënvizoi se një qeveri që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin nuk mund të vendosë vetë standardet e luftës kundër korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira, ndërsa iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetëve që kanë dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve.
Pjesë nga fjala e Ina Zhupës:
Dhe kur partnerët tanë ndërkombëtarë flasin dhe kur Komisioni Jashtëm i Bashkimit Evropian flet, minimumi është që ju të keni vesh për të dëgjuar. Të keni vesh për të dëgjuar ato që thuhen, në mënyrë të tillë që të reflektoni dhe t’i përgjigjeni kërkesave për zgjidhje politike që kërkon Bashkimi
Evropian dhe përfaqësuesit e tyre. Një luftë ndaj korrupsionit nuk e bën dot ai që bën korrupsion dhe kreu i organizatës. Një luftë ndaj abuzimeve nuk e bën dot ai që është vetë abuzuesi. Një standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk i vendos dot ai që ka krijuar një lidhje të pashmangshme me krimin dhe me oligarkinë vetëm për të kontrolluar zgjedhjet. Dhe dhuna dhe represioni ndaj protestës dënohet nga secili nga eurodeputetët që thonë me zë dhe figurë që është policia që e nisi dhunën dhe patjetër që pati
përgjigje edhe nga protestuesit, një gjë që e kanë parë të gjithë shqiptarët dhe e thotë çdo shqiptar që nuk vesh syzet e pushtetit për të lexuar sipas optikës së Edi Ramës, por shikon realitetin siç është dhe i ndjek zhvillimet siç janë.
