Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë në klipin e ri “Ya Hit”
Reperi kanadez Drake ka rikthyer vëmendjen te simboli shqiptar, këtë herë përmes një aksesori të veçantë në videoklipin e këngës së tij “Ya Hit”.
Në pamjet e publikuara, artisti shfaqet me një zinxhir të artë, në të cilin spikat një varëse me shqiponjën dykrenare, e dekoruar me gurë të shndritshëm.
Kënga është realizuar në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, ndërsa detaji në veshjen e Drake ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që reperi përdor simbolin kuqezi në paraqitjet e tij publike. Në të kaluarën, ai është shfaqur edhe me bluza dhe xhaketa të zbukuruara me shqiponjën dykrenare, duke ngjallur interes dhe reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre paraqitjeve të përsëritura, nuk dihet nëse simboli ka një domethënie të veçantë personale për artistin.
Deklarata e pazakontë e Trump për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi me një shpejtësi të madhe avionin luftarak
Pas Italisë, kërcënime me bomba përmes e-maileve edhe në shkollat e Irlandës së Veriut dhe Skocisë
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve
- 14:24 Deklarata e pazakontë e Trump për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi me një shpejtësi të madhe avionin luftarak
- 14:11 Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin
- 14:00 Pas Italisë, kërcënime me bomba përmes e-maileve edhe në shkollat e Irlandës së Veriut dhe Skocisë
- 13:57 Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
- 13:49 Shehu: Raporti i BE-së konfirmon progresin e Shqipërisë, dhuna nuk mund ta zëvendësojë dialogun demokratik
- 13:44 Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve