Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikë

11 Nëntor 2026 | 14:26

Emocionet kuqezi kanë nisur të ndihen për superndeshjen Shqipëri-Finlandën e vlefshme për grupin C1 të Ligës së Kombeve. Pas humbjes 2-1 në Helsinki, kuqezinjtë e kanë të qartë se jo vetëm duhet të marrin hak për këtë sfidë por 3 pikë këtë herë vlejnë shumë më shumë.. është një ndeshje që do te vendosi për kreun e grupit, objektivi kryesor që kuqezinjtë kanë. Përballë Finlandës , ekipi i Rolando Maran e ka të qartë se detyra do te jetë e vështirë por jo e pamundur.

Edhe pse historikun e përballjeve direkte e kanë kundër, ata nuk kanë çfarë të humbin dhe do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin. Ndeshja e fundit u luajt në 3 tetor të këtij viti, aty ku Shqipëria u mund 2-1 nga finlandezët dhe golin e vetëm e shënoi Rei Manaj. Në 8 përballje që Shqipëria ka me Finlandën, numëron vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, statistika që rëndojnë dhe më shumë presionin në kampin kuqezi.

Fitorja e fundit e përfaqësueses shqiptare është në 1980,sfidë e vlefshme për kualifikueset e botërorit, ku kuqezinjtë fituan 2-1 në stadiumin Qemal Stafa i atëhershëm. Megjithatë këto të dhëna tashmë i përkasin vetëm letrave.

Në 12 nëntor, kuqezinjtë e Maran nuk kanë çfarë të humbin. E dine se përpara ka një kundërshtar të vështirë, por do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm për të marrë 3 pikë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

UEFA Nations League, Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi të mërkurën stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League. Departamenti i...
13:11 | 11/11/2026

Manchester United në bisedime me Pochettino-n për zëvendësimin e Carrick

Manchester United ka nisur bisedime me trajnerin e SHBA-së, Mauricio Pochettino, për të zëvendësuar Michael Carrick, i cili pritet të humbasë punën këtë javë. E...
10:39 | 11/11/2026

Rikuperimi në rrugën e duhur, trajneri Vincent Kompany rikthehet në qendrën stërvitore të Bayern Munich

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany është rikthyer n për herë të parë që kur humbi ndjenjat gjatë stërvitjes muajin e kaluar. Bayern gjithashtu zbuloi...
08:55 | 11/11/2026