Studentët rikthehen në protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit
Studentët janë rikthyer këtë të mërkurë në protestë, duke u grumbulluar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, në vijim të tubimeve dhe kundërshtimeve të zhvilluara gjatë javëve të fundit.
Protestuesit janë mbledhur për të bërë sërish të dëgjueshme pakënaqësitë e tyre ndaj situatës në arsimin e lartë, ndërsa vijojnë të kërkojnë reagim dhe plotësimin e kërkesave të parashtruara më herët.
Protesta po zhvillohet në ambientet përpara ministrisë, ku studentët kanë zgjedhur të vijojnë qëndrimin e tyre kundërshtues përmes tubimit.
Deri në këto momente, situata para Ministrisë së Arsimit paraqitet e qetë. Nuk raportohen incidente apo përplasje gjatë zhvillimit të protestës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



