Ish futbollisti Halit Gegaj u ka bërë thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar protestës studentore, që tanimë nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
I sapokthyer nga Gjermania për të mbështetur protestën, Gegaj u shpreh se Rama ia kaloi çdo krimineli, madje dhe diktatorit Enver Hoxha, ndërsa i bëri thirrje të dorëhiqet në të kundërt, fundin e ka si të Asadit.
‘Kam kënaqësi të vdes për rininë shqiptare’, ishte mesazhi i ish futbollistit drejtuar qyetarëve.
Rama ia kaloi çdo lloj krimineli, edhe diktatorit Enver Hoxha. Futi policinë për të rrahur fëmijët, të japë dorëheqjen e të mos përfundojë si sadami, po nuk shkoi jashtë shtetit ka për të përfunduar si Asadi.
Jam larguar më ‘90, jam përjashtuar nga futblolli, kam kënaqësi të vdes për rininë shqiptarë. Çdo shqiptar, çdo futbollist, të dalin e të jenë këtu si numër.
Policët duhet të mos i torturojnë fëmijët shqiptarë se do përfundojnë më keq.
© SYRI.net
Taulant Balla propagandon për zgjedhjet e ndershme, kur Sara Mile shkon në SPAK për krim elektoral!
‘Dorëheqje dhe asnjë lloj dialogu’, pensionistja i bashkohet studentëve: Diktaturës po i vjen fundi
Irena Gjoka e liroi/ Apeli i GJKKO-së dënon me burg, njeriun e Ballukut, Oltion Bistri, i sekuestrohet edhe pasuria