Scholes bën parashikimin për të ardhmen e Haaland: “Do të transferohet te Barcelona”

11 Nëntor 2026
15:00
Alfred Lleshi
back button

Paul Scholes ka komentuar të ardhmen e Erling Haaland te Manchester City, në podcastin “The Good, The Bad & The Football”. Ish-mesfushori i Manchester United beson se sulmuesi norvegjez mund të transferohet te Barcelona, nëse skuadra angleze pëson rënie administrative nga kategoria, për shkak të 114 akuzave ndaj saj.

“E shoh te Barcelona, edhe pse më duket si një lojtar për Real Madridin. Mund ta imagjinoj fare mirë me fanellën e Realit, por do të shkojë te Barça”, – parashikoi Scholes.

Haaland rinovoi në janar 2025 me Manchester City deri në qershor 2034. Megjithatë, pasiguria rreth situatës së klubit mund të hapë mundësinë e largimit të tij. Barcelona e ka ndjekur prej kohësh, por deri tani transferimi ka qenë i pamundur për shkak të kostove.

Edhe ish-shoku i Scholes te United, Nicky Butt, komentoi të ardhmen e norvegjezit: “Do të habitesha nëse babai i tij nuk ka përgatitur tashmë diçka për ta transferuar diku. Ai është kudo”.

Ndërkohë, Haaland vazhdon të shkëlqejë me City; ka shënuar 14 gola në 14 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit