Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka nisur me humbje të rëndë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027.
“Dardanët” e rinj u mposhtën me rezultat 8:1 nga Belgjika, në ndeshjen e zhvilluar të martën në Zapreshiq të Kroacisë, në kuadër të Grupit 12.
Belgët dominuan takimin që nga fillimi, duke shënuar katër gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën.
Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Arlind Thaqi.
Pas kësaj humbjeje, Kosova do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në përballjen e radhës ndaj Kroacisë, ndërsa më 17 nëntor do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Letonisë.