Bordi i transparencës ka ndërhyrë sërish te çmimi tavan i shitjes së karburanteve në vend, duke rishikuar me ulje tregtimin si të naftës, ashtu edhe të benzinës. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, bordi vendosi uljen me tre lekë të shitjes së naftës në tregun e pakicës, nga 208 lekë për litër në 205 lekë për litër. Po me tre lekë u ul edhe për shitjen me shumicë, duke u fiksuar çmimi tavan prej 193 lekësh. Me tre lekë ulje për litër u vendos tavani edhe për shitjen e benzinës. Sipas çmimit të ri, ky produkt nuk mund të shitet mbi 164 lekë në tregun e pakicës dhe jo më shumë se 152 lekë për litër në atë të shumicës.