
Një ngjarje tragjike ka tronditur Kanadanë, ku një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi nga arinjtë grizli, teksa po shëtisnin në një zonë pyjore. Trupat e tyre u gjetën në ditë të ndryshme në një shteg pranë Bella Coola, në provincën British Columbia.
Pas hetimeve dhe analizave të ADN-së, autoritetet konfirmuan se sulmi ishte kryer nga një ari femër dhe tre këlyshët e saj. Të katër kafshët u vranë për të garantuar sigurinë publike.
Autoritetet bënë me dije se sulmi dyshohet të ketë qenë grabitqar, një sjellje tepër e rrallë. Ndërkohë, familjarët i kanë kujtuar dy viktimat si shumë të lidhura me njëra-tjetrën, duke thënë se ato ishin gjithmonë bashkë. Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në “zonat e egra”, ku prania e arinjve grizzly përbën rrezik për sigurinë e njerëzve.




