Çmimet e karburanteve vijojnë të bien në tregun vendas, me naftën që ka shënuar ulje për disa ditë radhazi. Bordi I Transparencës në vendimin më të fundit përcaktoi si cmim tavan për naftën nga 216 lekë për litër më 4 nëntor, në 205 lekë më 11 nëntor duke rënë me 11 lekë ose rreth 5.1%. E njëjta tendencë vërehet edhe në çmimin e naftës që zhdoganohet në vend. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave nafta e referuar në bursën Platts ka zbritur nga 1,365 dollarë për ton më 6 nëntor në 1,291 dollarë më 10 nëntor. Një rënie prej 74 dollarësh ose 5.42%, pothuajse në të njëjtin nivel me uljen e çmimit në pikat e karburantit.