Komisioni qëndror i zgjedhjeve nuk do ta zgjerojë aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 9 majit nëse partia Demokratike do të vazhdojë të jetë kundër kësaj ideje.
Komisioneri Celibashi që ishte në komisionin e nismave qytetarëve për buxhetin e vitit 2027, thotë se buxheti prej 2.5 miliardë lekëve i parashikuar për zgjedhjet lokale ia mundëson shtrirjen e teknologjisë në afro 450 qendra votimi.
Por mungesa e vullnetit politik nga forca më e madhe në opozitë e pengon ta shtrijnë votimin përmes pajisjeve elektronike në më shumë se 1 bashki.
Gjithësesi Celibashi e sheh dhe elementin kohë si pengues për të shkuar drejt zgjerimit të votimit elektronik deri në 3 bashki të mëdha siç u diskutua në takimin me forcat politike që e mbështet dhe mazhoranca socialiste.
KQZ u shpreh e kënaqur me buxhetin për 2027 dhe nuk shprehu rezerva dhe për buxhetin e parashikuar për zgjedhjet megjithëse ende nuk dihet nëse ndryshimet që pritet ti bëhen kodit elektoral pas ndryshimit të hartës administrative territoriale do të sjellë kosto të shtuara financiare për zhvillimin e zgjedhjeve.










