Socialistët dhe opozita nuk gjetën dakordësin për kalendarin e punimeve të Kuvendit në datat 16 dhe 24 dhjetor. Shkak u bë kundërshtimi i opozitës për të përfshirë në këtë calendar si tre aktet normative të paketës anti-dhunë të miratuar nga qeveria, ashtu edhe ligjet e tjera, që nga buxheti për vitin e ardhshëm dhe deri te ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në mungesë të dakordësisë, projektprogrami i Kuvendit do të kalojë për votim në seancë plenare.