Në pikëpyetje certifikata e tij e shkollës së mesme, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i Indonezisë
Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, bëri të ditur një prej ndihmësve të tij për BBC-në.
Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Indonezisë, e cila shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
Çështja ka shkaktuar reagime në skenën politike të vendit, ku më shumë se 100 ligjvënës kanë mbështetur një nismë parlamentare që mund të hapte rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëspresidentit.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e tij.
Gibran Rakabuming Raka është djali i madh i ish-presidentit indonezian Joko Widodo, i njohur si Jokowi. Ky i fundit mbështeti Prabowon, ish-rivalin e tij politik, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Prabowo fitoi zgjedhjet dhe mori drejtimin e vendit, por që prej atëherë marrëdhëniet mes dy figurave politike janë ftohur, duke vënë në pikëpyetje edhe aleancën që ndihmoi në ardhjen e tij në pushtet.
Sulm me raketa ndaj selisë së bandës në Haiti, Presidenti i El Salvadorit publikon pamjet e operacionit (VIDEO)
Skandal me librat e krijuar nga IA në Indi, nis hetimi për mijëra botime
‘Nuk është më fantastiko-shkencore’: Makinat fluturuese mund të lançohen në Kinë brenda muajsh, thotë Xpeng
- 16:23 Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë
- 15:59 Sulm me raketa ndaj selisë së bandës në Haiti, Presidenti i El Salvadorit publikon pamjet e operacionit (VIDEO)
- 15:56 Airbnb: Inteligjenca artificiale zgjidh 40% të kërkesave pa ndërhyrje njerëzore
- 15:49 Konjufca: Bllokada politike ngadalësoi reformat
- 15:41 Skandal me librat e krijuar nga IA në Indi, nis hetimi për mijëra botime
- 15:36 Veliaj kërkon Komision Hetimor për transferimin në Fier, i drejtohet Grupit Parlamentar të PS