Një shtetas i huaj ndalohet për 48 orë në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Foto ilustruese

Një shtetas i huaj është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare dhe hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike.

Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari dyshohet se, përmes ndërhyrjeve të paautorizuara në sistemet kompjuterike, ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj, duke kryer blerje të ndryshme në platforma online me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material.

Ndalimi i tij është bërë pas veprimeve hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes në një lokacion në rajonin e Prishtinës, policia ka sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurën penale.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika