E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Dashuria e shkodranëve për artin, bab e bijë që ndajnë bashkë pasionin dhe skenën rrëfejnë jetën e tyre

Një histori për dashurinë ndaj muzikës, trashëgiminë artistike dhe lidhjen e veçantë mes babait dhe vajzës, që ndajnë të njëjtin pasion dhe skenë. Këta janë Xhuli dhe Pashuk Pjetraj, të cilët muzikën e kanë pjesë të pandarë të jetës së tyre.

Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion”, Pashuku tha se Shkodra e ka në gen artin, teksa shton se dashuria për muzikën ka bërë që ai ta trashëgojë tek fëmijët e tij.

“Të flasësh për shkodrën duhet të jesh profesionist. Shkodra e ka në gen artin dhe kulturën. Unë edhe pse autodidakt, me forcat e mia kam dal diku. Kur kam qenë më i ri dhe fëmijët ishin më të vegjël, merrja violinën nëpër shtëpi.

Muzikën e kam pasur si punë të dytë. E kam menduar si do të ishte e ardhmja e fëmijëve të mi. Por e kam menduar edhe si punë të dytë.

Reklamë

Jaret shkodrane janë perlat e muzikës shqiptare.  Talenti është numër një, dhe përkushtimi që Xhuli ka pattur. Ka bërë shumë sakrifica për të arritur këtu ku është. Është shumë e saktë dhe e përpiktë në skenë”, tha Pashuku.

Këngëtarja Xhuli Pjetraj u shpreh se babain e saj e ka patur gjithmonë mbështetje, por edhe kritikues për muzikën popullore e qytetare.

“Edhe motra e dytë është këngëtare, ka mbaruar për kanto dhe violinë por nuke ushtron. 

Babi është munduar që të na përkrah dhe të na shtyjë drejt muzikës. Na shoqëronte nga Shkodra në Tiranë dhe më ka mbështetur për projektet që kam bërë deri më tani.

Babi është kritik për muzikën, për pjesën popullore e qytetare. Për pjesën moderne, nuk ndërhyn.  

Unë kam gjetur njeriun e jetës, është artiste merret me balet dhe ka qenë mbështetja ime më e madhe”, u shpreh këngëtarja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.