Një jetë mes muzikës dhe arsimit, Halit Shpuza rrëfen rrugëtimin e tij në festivalin “Luleborë”

Muzikë | 13 minuta më parë

Mes luleve në oborrin e shtëpisë së tij, kompozitori Halit Shpuza na mirëpret për të folur për jetën dhe krijimtarinë e tij, me një kontribut të gjatë në arsim.

Ai ka një pasion të veçantë për muzikën. Halit Shpuza veçon pjesëmarrjet në Festivalin e Këngës “Lule Bore”.

“I them Rozafës: ‘Më bëj një tekst për nënën’. Nuk më tha asgjë. E pashë që s’i pëlqeu ose ishte diçka emocionale, sepse i kishte vdekur nëna. Kur më tha se i pëlqente më shumë ky tekst për gjyshen, në këtë rast vrau dy zogj me një gur. Bëri një tekst për gjyshen e vet edhe për nënën time.”

Kompozitori shkodran ka edhe kritika për mënyrën se si vlerësohet krijimtaria e sotme muzikore.

“Po këtu duhet të shqyrtohet i gjithë ky aktivitet. As para festivalit, as pas festivalit nuk bëhet asnjë diskutim. Nuk e kuptoj se si priten këto zhvillime të këngës, të muzikës në të vërtetë, të rritjes së saj në kërkesë, pa i diskutuar. Çfarë pati të mirë ky festival, çfarë pati të keqe? Unë jam 85 vjeç, mor burrë, dhe kam dëshirë të konsultohem, të dëgjoj mendimin e tjetrit.”

Pas shumë vitesh në arsim dhe muzikë, Halit Shpuza vijon të krijojë, duke mbajtur gjallë pasionin për këngët shkodrane.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme