Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, përfundojnë negociatat në Abu Dhabi! Kushner: Do të takojmë Putinin, pastaj Zelenskyn!

Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e një numri të madh të burgosurish pas negociatave trepalëshe me Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi. Bisedimet përfunduan këtë të mërkurë, 11 nëntor, ndërsa të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë të enjten drejt Moskës për të takuar presidentin Vladimir Putin dhe më pas drejt Dublinit për një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dita e dytë e negociatave zgjati rreth një orë e gjysmë. Në tryezë ishin delegacionet e Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, ndërsa përfaqësues të Bashkimit Europian, NATO-s, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë zhvilluan takime të veçanta me amerikanët.

Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky njoftoi se palët kishin arritur mirëkuptim për disa çështje dhe se bisedimet do të vazhdonin. Sipas Moskës, shkëmbimi i të burgosurve mund të realizohet brenda dy ose tre javësh.

LEXO EDHE: Hakerët zbulojnë të dhënat sekrete të Rusisë, rreth 400 mijë të vrarë në Ukrainë! Kushner: Për paqen duhet dialog mes… 