Kronikë
Kamioni çan barrierat e rrugës, bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit

Një automjet i tonazhit të rëndë rrezikoi të binte në greminë jo shumë larg hyrjes së tunelit të Murrizit në anën e Tiranës.
Siç duket nga pamjet e dërguara nga udhëtarët një pjesë e kamionit ka dalë jashtë rruge, ndërsa është ndalur nga barrierat metalike.
Por pjesa më e madhe e automjetit të rëndë ka mbetur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e aumjeteve.
Kjo ka bërë që të shkatohet radhë e gjatë në të dy anët e lëvizjes, teksa pritet ndërhyrja e policisë për të hapur qarkullimin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




