E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Nga juriste e inxhiniere, në make up artist dhe tatoo artist! Historitë e të rinjve që lanë shkollën për pasionet e tyre

Kur profesioni që ushtron nuk ka lidhje me atë që ke studiuar. Pse zgjedhim të ndjekim një rrugë tjetër? A është pasioni më i fortë se diploma dhe sa guxim duhet për të nisur nga e para?

Këto ishin pyetjet që morën përgjigje ditën e sotme në “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën.

Lorela Kuka, e cila ka studiuar për skenografi, sot është një makeup artist. Ajo rrëfen jetën e saj dhe shprehet se pasioni i saj që ka ndjekur ja ka vlejtur.

“Make up e kam pasur pasion që fëmijë. Aty e kam parë veten, edhe pse studioja për skenografi. Shkollën e ndoqa sepse unë kam një motër binjake dhe ajo e ka shfaqur talentin për pikturë që e vogël. Prindërit donin që ne të ishim bashkë gjithë kohën. Make up e kam si telajo, sepse merrem me shumë portrete. E kam pasion”, tha Kuka.

Reklamë

Ndërkohë që menaxheri Arjon Saliaj shprehet se vijon studimet për gazetari, por menaxhimi me biznesin e tij dhe të artistëve të ndryshëm është një pasion që e ushtron edhe ditën e sotme.  

“Kam studiuar gazetari. Nuk jam student i rregullt. Kam ngelur 3 vite për shkak të mosfrekuentimit. Jam në shkollën e duher sepse më ka pëlqyer pjesa e të folurit. Por më ka pëlqyer edhe matematika dhe më ka ndjekur sepse kam një dyqan timin. Jam edhe menaxher dhe bëj PR për artistët”, tha Arjon Saliaj.

Perla Gurra, e cila ka qenë një nxënëse ekselente, fitoi vite më parë Arkitekturën. Por këtë degë e la në mes për shkak të pasionit të saj për tatuazhet. Më pas, ajo tregon se nisi studimet për inxhinieri fizike, profesion  që nuk e ushtron.

“Unë kam studiuar për inxhinieri fizike. Kam qenë nxënëse ekselente në gjimnaz. Kisha mundësi të bëja çdo shkollë që dëshiroja. Kam dhënë provimin e arkitekturës dhe e fitova por e lash sepse më pëlqente të bëja tato. Më pëlqejnë shkencat ekzakte por shpirtin tim e fitoi artin.

E adhuroj pasionin tim. Unë nuk e bëj si punë këtë. Kur ta bëj si punë, do e lë”, tha tatto artist Perla Gurra.

Xhina Sejdiaj ka përfunduar studimet për Juridik, por nuk e ka gjetur veten asnjë herë në këtë profil. Ajo sot është një makeup artist dhe shprehet se ndihet e përmbushur.

“Në të 20-tat bën zgjedhje se janë më të mirat për ty. Unë zgjodha të studioj juridikun, por më vonë kuptova që nuk e bëja dot. E lidhur me pikturën u zhvendosa tek make up.  Mendoj që është gjëja më e mirë që kam bërë. Ndihem e përmbushur. Në fillim, kur kam bvërë këtë zgjedhje, familja ka qenë skeptike. Nëse i futesh në brendësi këtij profesioni, kupton që make up është përtej. Tani familja ime është e lumtur që unë jam e lumtur”, tha Xhina Sejdiaj.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.