Ndërron jetë në rrethana të paqarta ambasadori rus në SHBA, ishte emëruar nga Putin në vitin e shkuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Leeds në Angli, ku një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga një 18-vjeçare, pas një konflikti që dyshohet se lidhej me një marrëdhënie dashurie mes tyre.
Viktima, Chloe Dransfield, dyshohet se është qëlluar pesë herë me thikë në shpinë dhe qafë nga Kayla Smith, 18 vjeçe. Sipas dëshmive të paraqitura në Gjykatën e Kurorës në Leeds, përballja mes dy vajzave ishte parapërgatitur dhe në organizimin e saj dyshohet se kishte rol edhe Blake Dowling, 18 vjeç, i cili kishte qenë në një lidhje me të dyja, raporton The Sun.
Prokuroria pretendon se Dowling e dërgoi Smith në vendin ku ndodhej Chloe, pavarësisht se ishte në dijeni të armiqësisë mes tyre. Madje, vetëm pak minuta para ngjarjes, 18-vjeçarja dyshohet se u kishte dërguar mesazhe personave të afërt, ku paralajmëronte se do ta godiste me thikë rivalen e saj.
Sipas prokurorit Mark McKone, në orët para vrasjes, dy vajzat kishin shkëmbyer mesazhe dhe kërcënime të vazhdueshme. Gjatë një telefonate në FaceTime, Smith dyshohet se i kishte thënë Chloe-s: “Do të të ngul thikën në fyt”, ndërsa kjo e fundit i ishte përgjigjur se nuk kishte frikë prej saj.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se Smith doli nga banesa rreth orës 05:10 të mëngjesit, e veshur me pizhame dhe duke mbajtur në dorë një objekt të shndritshëm, që prokuroria pretendon se ishte thikë.
Në vendngjarje ishte edhe Archie Rycroft, 20 vjeç, i cili dyshohet se e ndoqi Smith-in dhe tentoi të filmonte përballjen. Sipas akuzës, ai e inkurajoi 18-vjeçaren të ushtronte dhunë dhe i ofroi mbështetje gjatë konfliktit.
Pas sulmit, Smith dhe Rycroft u kthyen në banesën e saj. Gjykata dëgjoi se kur gjyshi i 18-vjeçares tha se do të telefononte policinë, ajo iu përgjigj se Chloe kishte vdekur. Ambulanca u thirr vetëm në orën 05:48, rreth 37 minuta pas goditjes me thikë.
16-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë në orën 06:40.
Prokuroria pretendon se Dowling luajti rol në organizimin e përballjes, duke e çuar Smith-in në vendngjarje me qëllimin që ajo të përballej fizikisht me Chloe-n. Ndërsa Rycroft akuzohet se e inkurajoi dhunën dhe tentoi ta dokumentonte atë me telefon.
Kayla Smith pranon se e ka goditur me thikë 16-vjeçaren dhe se i ka shkaktuar plagën fatale, por mohon se kishte qëllim ta vriste ose t’i shkaktonte dëmtime të rënda. Ajo është deklaruar fajtore për vrasje të paqëllimshme, por mohon akuzën e vrasjes.
Top Channel