Cristiano Ronaldo po shijon kohën e lirë larg futbollit dhe angazhimeve me përfaqësuesen e Portugalisë. Për herë të parë pas tërheqjes nga Kombëtarja, ylli portugez po e kalon periudhën e ndeshjeve të ekipeve kombëtare në një mënyrë ndryshe, duke iu përkushtuar golfit.
Ish-kapiteni i Portugalisë ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga koha e kaluar me miqtë në fushën e golfit.
“Momente të bukura me miqtë”, shkroi Ronaldo në postimin e tij në Instagram, duke treguar se po shijon këtë periudhë larg angazhimeve sportive me Kombëtaren.
Kështu, CR7 po përjeton një realitet të ri, pa grumbullimet dhe ndeshjet me fanellën e Portugalisë, pas vendimit për t'i dhënë fund karrierës së tij me përfaqësuesen.


© SYRI.net
Lutfi Dalipi në krye të një renditjeje ndërkombëtare, lë pas talentet e futbollit botëror
De la Fuente mbron Lamine Yamal: Kishte lëng në gju, nuk e kuptoni ende?
Flick, trajneri që nuk vendos asgjë rastësisht: negocion me lojtarët për minutat dhe pozicionet në fushëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: