Ministri Hoxha në Budapest, takim me zv. kryeministren: Përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Anita Orban: Hungaria përkrahje të vazhdueshme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Francën pas sulmeve të fundit kibernetike, për të cilat është akuzuar një njësi e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Hoxha kujton edhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë në vitin 2022, duke theksuar se vendi ynë e njeh nga afër kërcënimin që paraqesin këto akte për sigurinë dhe funksionimin e institucioneve dhe shoqërisë.
“Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Francën, pas sulmeve kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Shqipëria e di shumë mirë, nga përvoja e saj, se me çfarë po përballet sot Franca. Në vitin 2022, vendi ynë u bë vetë objektiv i operacioneve kibernetike brutale dhe shkatërruese, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë.
Sulmet kibernetike të sponsorizuara apo mbështetura nga shtetet nuk mund të normalizohen, të tolerohen apo të shndërrohen në një instrument kërcënimi, dhe të mbeten pa pasoja për autorët e tyre.
Një sulm ndaj infrastrukturës kritike është një sulm ndaj vetë funksionimit dhe sigurisë së një shoqërie, pavarësisht nëse kryhet me eksploziv apo me një kod keqdashës. Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, të forcojë qëndrueshmërinë e saj kolektive dhe të sigurojë që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari”, shkruan ministri Hoxha.
Top Channel