8 vota pro, 4 vota kundër Miratohet projektbuxheti në parim për të kaluar në seancën plenare Me 8 vota pro dhe 4 kundër, Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2027, për t’i hapur rrugë kalimit të tij në seancën plenare. Projektbuxheti me vlerën më të madhe në historinë e Shqipërisë, mbi 10 miliardë euro u votua për vetëm 9 minuta mes debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës kundërshtuan votimin, duke argumentuar se ai u krye pa u zhvilluar më parë dëgjesa me ministrin e Infrastrukturës për buxhetin e këtij institucioni për vitin 2027. Erion Brace, deputet I ps “min infrastrutkures ka bërë dëgjesë në komisionin e tij përgjegjës, sështë I lidhur me votimin në parim.”