Jeton Sylaj nesër në gjykatë, me kërkesë të prokurorisë mbyllet seanca për publikun

Jeton Sylaj ish bashkëshorti i Arlinda Zekajt, nesër do paraqitet në Gjykatën në Pejë në seancën fillestare për kanosjen e Arlindës sa ishte gjallë. Mirëpo ky institucion, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka vendosur ta mbyll këtë seancë, e në aktvendimin që ka siguruar televizioni jepen një nuëmr arsyesh, përfshirë këtu mbrojtjen e jetës pesonale e familjare të Sylajt dhe të fëmiut të mitur.

“Mbrojtjen e jetës personale dhe familjare të Jeton Sylajt” e ka përmendur mes arsyetimeve Gjykata Themelore në Pejë, në vendimin për mbylljen e seancës që pritet të mbahet të enjten.

Sylaj do të dalë para gjykatës në seancë fillestare në rastin ku është i akuzuar për kanosjen e Arlindes sa ishte gjallë.

Në dokumentin e ka siguruar nga Dukagjini, thuhet se mbyllja po bëhet me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Në rastin konkret, gjykata ka marrë parasysh se vepra penale për të cilën është ngritur aktakuza, përkatësisht “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2 i KPRK-së, dyshohet se është kryer në kuadër të marrëdhënieve familjare dhe ndaj një anëtari të familjes. Për rrjedhojë, gjatë shqyrtimit gjyqësor pritet të trajtohen rrethana që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën personale dhe familjare të të pandehurit, të palës së dëmtuar dhe të familjarëve të tyre. Po ashtu, nga përmbajtja e provave të propozuara për administrim rezulton se një pjesë e tyre përmbajnë të dhëna të ndjeshme lidhur me marrëdhëniet brenda familjes, deklarimet personale të personave të përfshirë në procedurë, si dhe informacione që kanë të bëjnë me fëmijën e mitur A.S.”.

Tutje gjykata në Pejë e ka arsyetuar vendimin e saj edhe me mbrojtjen e fëmijës së Arlindës që është ende i mitur.

“Gjykata, në këtë kontekst, i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe interesit më të mirë të fëmijës së mitur A.S., duke vlerësuar se mbrojtja e identitetit, privatësisë dhe mirëqenies së tij duhet të jetë një konsideratë me rëndësi të veçantë gjatë zhvillimit të procedurës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për faktin se në shkresat e lëndës gjenden raporte të bashkëbisedimeve me të miturin, raport psikologjik dhe materiale të tjera që mund të përmbajnë informacione të ndjeshme për jetën e tij personale dhe familjare.”

Arlinda Zekaj e cila u vra nga ish kunati i saj muajin e kaluar, kishte denoncuar ish burrin e saj, për shkelje të urdhërit mbrojtës.

Para se të vritej, ajo u kishte shkruar të gjitha instutucioneve përfshirë edhe Gjykatës në Pejë, duke iu treguar për rrezikun që i kanosej edhe nga familjarët e ish bashkëshortit./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika