Lavrov pas takimit me Vulin: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve me Serbinë

11 Nëntor 2026 | 20:45

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme me Serbinë, teksa po zhvillohen bisedime për furnizimin me gaz dhe një kontratë të re afatgjatë.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeqytetin rus me politikanin prorus dhe ish-zyrtarin e lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandar Vullin, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse të mërkurën.

Lavrovi tha se e njeh Vullinin prej kohësh si “njërin prej politikanëve kryesorë të Serbisë”, i cili, sipas tij, i “kupton shumë mirë proceset politike dhe në to gjithmonë arrin ta identifikojë qëllimin kryesor: interesin e popullit serb”.
Lavrovi përmendi gjithashtu se Vullini është kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas dhe se kjo detyrë “pasqyron synimin e përbashkët për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella”.

“Janë duke u zhvilluar bisedimet për furnizimet e ardhshme me gaz dhe për një kontratë të re afatgjatë. E di se këtu ka qëndruar edhe drejtori i përgjithshëm i Srbijagasit, Dushan Bajatoviq”, tha Lavrovi.

Ai shtoi se Rusia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj “të gjitha marrëveshjeve tona, si atyre të mëparshme, ashtu edhe atyre të ardhshme”.

Srbijagas është ndërmarrje publike e Serbisë që merret me importin, furnizimin, transportin dhe shpërndarjen e gazit natyror në vend. Ajo luan rol të rëndësishëm në marrëdhëniet energjetike të vendit me Rusinë, nga e cila Serbia siguron një pjesë të madhe të gazit natyror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti nga Parisi: Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të...
18:40 | 11/11/2026

Bosnjë-Hercegovinë, arrestohen 15 persona në një operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në një operacion të gjerë policor në Bosnjë-Hercegovinë, që kishte në shënjestër dy grupe të ndërlidhura të krimit të organizuar, të...
17:18 | 11/11/2026

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Zvonko Veselinoviç, i cilësuar si një prej figurave më me ndikim në veri të Kosovës, raportohet se është larguar këtë mëngjes drejt Turqisë, në një...
16:23 | 11/11/2026