
Cilët personazhe të “Big Brother VIP Kosova 5” po tërheqin më shumë vëmendje në rrjetet sociale? Kryefjala ka krahasuar shikimet e Reels-ave në faqen zyrtare të BBVK dhe, bazuar në videot e vëzhguara, ka nxjerrë këtë renditje. Ja si pozicionohen, nga vendi i pestë tek i pari:
Vendi i pestë-Bejta
Bejta renditet i pesti, me video që arrijnë deri në 600 mijë shikime. Reels-a të tjerë me të kanë regjistruar 300 mijë dhe 200 mijë shikime.
Vendi i katërt-Zoja Nushi
Zoja Nushi zë vendin e katërt, me një video që ka kapur 1 milion shikime. Ndërkohë, video të tjera të saj arrijnë në 400 mijë dhe 300 mijë shikime, duke e përfshirë mes emrave që po marrin vëmendje në faqen zyrtare.
Vendi i tretë-Fuego dhe Oleçka
Fuego dhe Oleçka ndajnë vendin e tretë në këtë renditje. Mes shifrave të regjistruara në videot e vëzhguara me ta janë 1.4 milion, 900 mijë dhe 600 mijë shikime, duke i mbajtur pranë dy vendeve të para.
Vendi i dytë-Klejda
Klejda renditet e dyta, me një video që ka regjistruar 1.5 milion shikime. Edhe Reels-at e tjerë me të kanë tërhequr vëmendje, duke arritur deri në 500 mijë shikime. Ajo ndan me Anjezën shifrën më të lartë për një video të vetme në këtë krahasim.
Vendi i parë-Anjeza
Në krye të renditjes së Kryefjalës qëndron Anjeza, me një video që ka arritur 1.5 milion shikime dhe një tjetër me 1.1 milion. Video të tjera të saj kapin rreth 500 mijë shikime. Pikërisht videoja e dytë mbi një milion e vendos përpara Kejdës në këtë krahasim. Kjo është renditja e Kryefjalës bazuar në Reels-at e krahasuar në faqen zyrtare të BBVK. Ajo pasqyron ecurinë e këtyre videove, jo totalin e shikimeve për secilin banor apo votat e publikut.
