Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka një mundësi reale për anëtarësimin në BE, teksa shtoi se synimi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.
Komentet Rama i bëri nga kryeqyteti i Irlandës, Dublini, ku ishte i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), për të folur me një audiencë ekspertësh të Europës e Ballkanit dhe diplomatësh për temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”.
“Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë. Shohim një derë të hapur si një mundësi reale të vërtetë, për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje europiane. Është një moment që është shndërruar në një moment kulmor, ku gjërat që dukeshin të pamundura, tani janë të mundura. Mund të bëhemi pjesë e kësaj familjeje më në fund. Duhet të bëjmë maksimumin që të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër. Sigurisht që Europa ka një proces të ndërlikuar vendimmarrjeje. Ajo që është më e rëndësishme është që t’ja dalim me sukses të përmbyllim kapitujt e negociatave. Sot çdo gjë po ecën sipas rregullave dhe jemi dakord edhe me komisionin për këtë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që t’i përmbyllim negociatat brenda vitit 2027, pavarësisht se është diçka ambicioze. Për të kaluar nga një situatë ‘gjithçka ose asgjë’ në një situatë ku vendet merren në mënyrë graduale, është qasja e duhur. Plani i rritjes është pjesë e kësaj qasjeje. Është më mirë se më parë kur nuk kishte asnjë stimul, por vetëm detyra shtëpie”, tha Rama.
Për kryeministrin Rama, protestat e 'flamingove' ishin rezultat i një urrejtje shumë të madhe ndaj Presidentit Donald Trump, pasi një prej investitorëve në Zvërnec do të ishte dhëndri i tij, Jared Kushner.
Duke theksuar se Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim të ndryshëm nga ajo që Qeveria u ka ofruar investitorëve të tjerë vendas e të huaj, Rama tha se ka diskutuar për investimin në Zvërnec, para se Trump të bëhej President, por kur sipas tij, ishte 'kandidat për në burg'. Rama theksoi se projekti në fjalë është një projekt që do t'i bëjë shqiptarët krenarë.
“Le të jemi të sinqertë, ky revolucioni i flamengove, që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Donald Trump. Nëse hija e Donald Trump nuk do të ishte në sfond të kësaj çështje mjedisore, s’do kishit dëgjuar asgjë për flamingot. Të gjithë ata që urrenin Trump, gjetën bulevardin e Tiranës për ta bërë këtë betejë, njësoj si Çezari që gjeti jugun e Shqipërisë për të luftuar kundër Pompeut. Ka kaq shumë gënjeshtra. Jam i sigurt se po t’ju pyes tani, do të mendonit sikur Irlanda është privatizuar nga familja Trump. Megjithatë unë nuk diskutoj as miqësinë e as besnikërinë me miq që i kam për kohë të gjatë, por ka edhe një të vërtetë tjetër që e kam thënë, që kur kam takuar Kushnerin dhe folëm për këtë projekt, e ardhmja e Trump nuk ishte kaq e qartë. Ai ishte një kandidat për të shkuar në burg. Unë pash një amerikan që donte të bënte diçka për vendin tim. Unë s’dua t’ja di se ç'po ndodh me SHBA-të, sepse kur bëhet fjalë për këtë projekt, s’ka asgjë për të pasur frikë, por përkundrazi për t’u ndierë krenar. ”, tha Rama.
Lajm në përditësim...

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe rreth çështjes së korrupsionit në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se në vend ka probleme me korrupsionin, por herë të parë, sistemi po lufton këtë fenomen.
"Kur bëhet fjalë për gjithçka tjetër, unë jam vërtet i qetë, sepse mund t’ju drejtoj drejt raportit të Komisionit.
Në Shqipëri ka probleme me korrupsionin, por vendi po e lufton dhe, për herë të parë, kemi një sistem që po e lufton. Jemi në një pozitë të mirë. Besoj se na duhet të rishpërndajmë më shumë, por duhet të kesh më shumë.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, nga Dublini ka folur për protestën e ‘flamingove’ të zhvilluar në Tiranë, për të cilën tha se ‘u ndez’ nga urrejtja e madhe kundër Presidentit amerikan Donald Trump, pasi një prej investitorëve do të ishte dhëndri i tij, Jared Kushner.
Rama theksoi se persona, organizata dhe shtete të tjera, që urrenin Donald Trump, zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të zhvilluar betejën e tyre, ashtu siç sipas kryeministrit, diktatori romak Jul Çezari zgjodhi jugun e Shqipërisë për të zhvilluar betejën kundër kundërshtarit të tij, Pompeut.
“Le të jemi të sinqertë, ky revolucioni i flamengove, që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Donald Trump. Nëse hija e Donald Trump nuk do të ishte në sfond të kësaj çështje mjedisore, s’do kishit dëgjuar asgjë për flamingot. Të gjithë ata që urrenin Trump, gjetën bulevardin e Tiranës për ta bërë këtë betejë, njësoj si Çezari që gjeti jugun e Shqipërisë për të luftuar kundër Pompeut. Ka kaq shumë gënjeshtra. Jam i sigurt se po t’ju pyes tani, do të mendonit sikur Irlanda është privatizuar nga familja Trump”, tha Rama.
Teksa iu përmend dobësimi i pozitave të Trump në SHBA pas humbjes së zgjedhjeve të mesmandatit, kryeministri Rama tha se investimi në Zvërnec nuk kishte asnjë lidhje me Presidentin amerikan.
Madje sipas Ramës, takimi i tij me Kushner për investimin në Zvërnec ishte zhvilluar kur Donald Trump, atëherë nuk ishte president, por ‘kandidat për në burg’.
“Irlandezët janë shumë të ngjashëm me shqiptarët kur bëhet fjalë për këtë. Ne nuk jemi francezë, por jemi kokfortë e të pasofistikuar. Mund edhe të krenohemi që nuk jemi kaq të sofistikuar, që t’i themi të vërtetat për ato interesat e përditshme. Kur u zgjodh Trump, më thanë që është shumë rrezik, sepse jam mik me Sorosin dhe të birin. Megjithatë unë nuk diskutoj as miqësinë e as besnikërinë me miq që i kam për kohë të gjatë, por ka edhe një të vërtetë tjetër që e kam thënë, që kur kam takuar Kushnerin dhe folëm për këtë projekt, e ardhmja e Trump nuk ishte kaq e qartë. Ai ishte një kandidat për të shkuar në burg. Unë pash një amerikan që donte të bënte diçka për vendin tim. Unë s’dua t’ja di se çpo ndodh me SHBA-të, sepse kur bëhet fjalë për këtë projekt, s’ka asgjë për të pasur frikë, por përkundrazi për t’u ndierë krenar. Nga faktet do të shihni se Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim të ndryshëm sesa kanë marrë asnjë trajtim të ndryshëm që ju është dhënë edhe investitorëve të tjerë lokalë e ndërkombëtarë. Vetëm 8 % e ishullit mund të ndërtohet. Sepse qeveria shqiptare ka kërkuar një projekt që të jetë emblemë në Europë”, shtoi Rama.

Kryeminstri Edi Rama nga Dublini foli sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen në Tiranë prej disa muajsh.
"Çdo investim ynë mbështetet në parimet ligjore dhe të gjithë detyrohen t'i përmbushin ato. Çdokush duhet gjykuar në bazë të meritës dhe fakteve, sepse po jetojmë në një botë që e ka humbur pikënisjen. Në qershor patëm disa protesta që i trajtuam shumë seriozisht dhe morëm disa masa. A ka patur ndikim të huaj? Po edhe ky është fakt.
Regjimi iranian i ka duart e veta në ndezjen e protestës përmes shumë ndërhyrjeve nëpërmjet medias sociale. Ka shumë duar të tjera që kanë hyrë dhe, pas fillimit të qershorit, protesta nuk ishte më ajo që ishte. Tani nuk ka flamingo, ka zogj të tjerë, opozita politike, një kombinim skajesh nga e majta dhe e djathta ekstreme, së bashku me të drejtën e tyre legjitime dhe pastaj kishte dhunë që është e papranueshme", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane në Dublin, komentoi zhvillimet politike në Serbi, duke theksuar se vendi po kalon një eksperiment social dhe politik me Listën Studentore.
“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me listën studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri.
Për sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje përsa i takon marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë.
Është interesante, por shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, tha Rama.











Komente
Komento