Alejandro Balde po shqyrton largimin nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit 2027, pasi minutat e pakta në fushë tregojnë se roli i tij në planet e Hansi Flickut është zvogëluar.
Mbrojtësi i majtë, 23 vjeç, ka luajtur gjithsej 124 minuta në pesë ndeshje këtë sezon. Kohët e fundit, situata e tij është bërë edhe më e vështirë, deri në atë pikë sa ka qëndruar në stol edhe kur dëmtimet kanë kufizuar alternativat e trajnerit në mbrojtje.
Të lidhura
None found
Në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madridit, Barcelona ishte pa Jules Kounden dhe Xavi Espartin, ndërsa Andreas Christensen dhe Eric Garcia sapo ishin kthyer nga dëmtimet. Megjithatë, Flick zgjodhi Brian Farinasin në krahun e djathtë dhe Joao Cancelon në të majtin, ndërsa Balde nuk u aktivizua.
Zgjedhjet e Flickut në pjesën e dytë e bënë më të qartë situatën. Pas pushimit, ai nxori Farinasin dhe vendosi Frenkie De Jongun në krahun e djathtë të mbrojtjes, pa i dhënë Baldes mundësinë të luante e pa e zhvendosur Cancelon në krahun tjetër.
Edhe në ndeshjet e mëparshme, minutat e Baldes kanë qenë të kufizuara. Kundër Alavesit ai hyri në lojë në minutën e 62-të, ndërsa përballë Aston Villas në Ligën e Kampionëve u aktivizua vetëm në tetë minutat e fundit.
Roma ka shfaqur interesim për mbrojtësin spanjoll dhe po përgatit një ofertë për transferimin e tij. Barcelona raportohet se e vlerëson Balden rreth 40 milionë euro, shifër që mund të hapë rrugën për një marrëveshje në janar.





