Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Paketa fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan?

VIDEO/ Qyra: Bizneset do ta kenë të vështirë rritjen e pagave në 2027, kostot e larta do të kufizojnë mundësitë

VIDEO/ Qyra: Bizneset do ta kenë të vështirë rritjen e pagave në 2027, kostot e larta do të kufizojnë mundësitë

21:13, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Migena Qyra, e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, ka komentuar efektet e Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar vështirësi për bizneset në rritjen e pagave dhe motivimin e punonjësve.

Sipas Qyrës, masat e parashikuara do të rëndojnë buxhetet e bizneseve, duke kufizuar mundësitë e tyre për të përdorur fondet jo vetëm për rritjen e pagave, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e skemave të stimulimit të stafit.

Ajo theksoi se bizneset e përcaktojnë që në fillim të vitit buxhetin që do të vënë në dispozicion për këto qëllime, ndërsa kostot më të larta do të ndikojnë drejtpërdrejt në planet dhe pritshmëritë e tyre.

‘Po patjetër sepse një punëdhënësi mund të mos ia preki fare. Edhe nëse e ka bërë pjesën e pagës neto, mund t'ia lërë me të njëjtën vlerë dhe kjo e motivon edhe më tepër atë personin tjetër, në mënyrë që të punojë.

Do ta kenë me të vërtetë të vështirë pjesën e rritjes së pagave për 2027-ën.

Do jetë e vështirë sepse ti në një farë mënyre duke vendosur të tilla kushte, u ke hequr atë pjesë të buxhetit që bizneset fare mirë e përdorin jo thjesht vetëm për rritjen e pagave. Po e përdorin për të krijuar ambiente më të mira pune, për të krijuar stimulime të ndryshme. Stimulim dhe motivim të stafit që përkthehet për biznesin në momentin që nisin me një buxhet vjetor, të gjitha bizneset përcaktojnë se çfarë vlere do t'i atribuojnë pikërisht kësaj pjese.

Dhe në të tilla kushte, që në fillim të vitit ata do nisin me pritshmërinë se kanë kosto më të larta, kështu që nuk do bëhet fjalë për një, dy, tre hapa të cilat mbase ishin menduar për t'u kryer.

Paga mesatare është 95 mijë bruto, në Shqipëri me statistikën më të fundit të vetë INSTAT-it. Në bazë të studimit të fundit që është bërë për pjesën e mirëqenies, i tetorit tani, i bie që 1 në 4 njerëz është në kufijtë e varfërisë. 19%.’, u shpreh Migena Qyra në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco