Pas mos funksionimit të dyshes kryeosre të sulmit Nick Woltemade dhe Kolo Muani, Juventus do të bëjë me patjetër një përforcim për sulmin gjatë merkatos së janarit.
Sipas Tuttosport, trajneri Luciano Spalletti dëshiron një sulmues fizik (me numrin 9), i cili është i aftë të mbajë topin dhe t’i ofrojë skuadrës një zgjidhje kur ajo ndodhet nën presion. Bardhezinjtë nuk kanë pasur një lojtar të tillë që nga largimi i Dusan Vlahovic.
Sipas raportimit në fjalë, Spalletti ka zgjedhur Gianluca Scamacca-n si profilin ideal për të forcuar sulmin, duke ditur që 27-vjeçari po luan një rol dytësor tek Atalanta. Sarri i ka dhënë përparësi Nikola Krstovic, ndaj alrgimi i Scamacca nuk do të ishte problem për bergamaskët.
Ndërkohë që ende nuk dihen detajet ekonomike dhe nëse do të jetë transferim i përhershëm apo transferim në formë huazimi.







