Nesër në Dublin të Irlandës mbahet takimi i 9-të i Komitetit Politik Evropian që bën bashkë liderë nga i gjithë kontinenti. Mes 48 krerë shtetesh dhe qeverish, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Takimi vjen në një moment të transformimeve të thella gjeopolitike, nën temën e përgjithshme “Evropa – e fortë, e sigurt dhe e ndërlidhur”, diskutimet do të përqendrohen në dy çështje kryesore:
- Ndërtimi i një Evrope konkurruese, përmes inovacionit, ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjisë me kosto të përballueshme.
- Sigurimi dhe mbrojtja e një Evrope demokratike.
Samiti do të bashkëdrejtohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Micheál Martin, Kryeministri i Irlandës.











Komente
Komento