Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek, Giorgos Mazonakis, në zonën e Voulës, pasi disa sende që ndodheshin në ambientet e jashtme të banesës janë zhdukur, ndërsa të tjera janë konstatuar të zhvendosura nga pozicionet e tyre të mëparshme. Rasti u bë publik pas një investigimi televiziv në emisionin, në televizionin Star, ku u krahasuan pamjet e regjistruara gjatë dy vizitave të ndryshme në pronën e këngëtarit. Mes sendeve që nuk ndodheshin më në vendin e tyre ishin një peshqir pranë pishinës dhe një tavëll i rëndë. Gjithashtu, u vunë re ndryshime në pozicionin e disa mobilieve në ambientet e jashtme