Lajmi i fundit

PLUG/ Përgjimi i ri i Ron Yeffet:Duhet të jemi shumë të qetë dhe të kujdesshëm

EKSKLUZIVE/ Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm!

21:40, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ plug publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti armësh me dy sipërmarrës ukrainas. Në pjesën e re të audiopërgjimit, Ron Yeffet shprehet i shqetësuar se aferat do të dalin në media, por ai kërkon që për këtë të ruhet qetësia. Gjithashtu, Plug iu përgjigj me fakte të reja edhe sulmit që ministri Ermal Nufi i bëri Syri Tv për investigimet e aferave të kompanisë KAYO.

Emisioni investigativ plug edhe këtë të mërkurë vijoi të denoncojë skemën korruptive të kompanisë KAYO në bashkëpunim me kompanitë e krijuara me Ron YEffet dhe Arjeta Puca, duke publikuar eksklzuivisht edhe një pjesë të re nga audiopërgjimi i Ron Yeffet për trafikun e armëve. Në audiopërgjimin e ri, Ron Yeffet flet me miqtë e tij ukrainas,  pikërisht për mediat, duke kërkuar që gjërat të mos bëheshin me zhurmë.

'Duhet të jemi shumë të heshtur. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë të heshtur. Sigurisht, kjo do të dalë në media sapo e gjithë kjo të arrijë deri aty. Do të dalë në lajme shumë shpejt. Por i gjithë procesi mund ta përfundojë, me të vërtetë do të preferoja që ti të merresh me shokun tënd', shprehet Yeffet.

Siç e dëgjuat Ron Yeffet ishte shumë i shqetësuar për mediatizimin e kësaj çështjeje dhe jo pa të drejtë. Trafikimi i armëve nga kompani shtetërore ose kompani ku aksioner është shteti Shqiptar një vend anëtar i NATO-s, do të hapte jo vetëm një skandal ndërkombëtar por do na rrezikonte dhe antarësimin në këtë aleancë. E të njëjtin shqetësim, siç në këtë audiopërgjim, e gjejmë të artikuluar edhe nga Ministri Ermal Nufi, pro në këtë rast është edhe më pak i sinqertë nga vetë Yeffet. Teksa izraeliti i akuzuar për mashtrim e zhvatje në SHBA, dhe i larguar nga vende afrikane nën akuzat publike si i përfshirë në skema korruptive, kërkon që të bëhet kujdese me mediat për të mos u zbuluar, Ermal Nufi përdor strategjinë e shefit të tij politik, Edi Ramës, që transaprencën dhe informimin publik ta cilësojë Syri Qorr, apo duke i akuzuar mediat dhe gazetarët si antikombëtar dhe investigimet ti etiketojë si filma dhe dashakeqe. Por tashmë kjo sjellje e një qeverisje të ndërtuar mbi propagandën dhe praktikave Oruelliane, nuk do të ndal investigimin e emisionit Plug dhe misionin për tu thënë qytetarëve të vërtetën. Të vërteta që në pjesën më të madhe të tyre janë përkthyer në dosje hetimore nga SPAK.  

Ndërsa transparencën dhe sqarimin e opinionit publik, e cilëson si një angahzim të dorës së dytë, më datën 6 nëntor, Ermal Nufi do të fliste në Komisionin e Sigurisë, aty ku duhet të diskutonte se ku do të shkoninin miliardat e mbrojtjes në buxhetin e vitit 2027. E duket se për vitin e ardhshëm pjesën e luanit në sektorin e mbrojtjes do te thithi sërish Ron Yeffet, ndaj dhe sqarimi për Kuvendin duhet të ishte shterues. Nufi u pyet se sa fonde publike ka përfituar shoqëria KAYO dhe kompanit Timak Deffence, AAT, MKD deri më sot dhe sa janë planifikuar për vitin 2027. Sigurisht Ermal Nufi bëri disa pirueta duke mos dhënë jo vetëm përgjigje, por akuzoi sërish SYRI TV se kishim dhe retorikë antikombëtare, sepse, po u tregonim qytetarëve se ku po shkojnë dhe sip o përdoren paratë e taksave të tyre.

Sigurisht Rilindja e Edi Ramës dhe mëkëmbësit e tij do vazhdojnë të shprehen se po mendojnë për të mirën e kombit si kur abuzojnë me fondet, si kur miratojnë VKM antikushtetuese që Timak Defence të marrë fonde publike pa tender apo si kur vendosin ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s në duart e një individi të akuzuar për mashtrim me miliona dollarë fonde. Sa për ne mediat do vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe pse Roni apo shokët e Ronit do të dëshironin që në të mos e bënim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco