Partizani ka publikuar pak minuta më parë pamje nga seanca stërvitore e sotme. Edhe pse kampionatet janë ndalur për shkak të angazhimeve të kombëtareve, “Demat e Kuq” kanë vijuar përgatitjet.
Mes lojtarëve të ekipit të parë në stërvitje është parë edhe kapiteni Xhuliano Skuka. Sulmuesi dibran duket se i ka lënë pas shqetësimet fizike dhe mund të jetë së shpejti i gatshëm për të ndihmuar 17 herë kampionët e Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Rikthimi i tij përbën një lajm të rëndësishëm për trajnerin e Partizanit, Mislav Karoglan. Skuka nuk ka zbritur në fushë që prej derbit ndaj Tiranës, më 11 tetor, pasi dëmtimi e ka mbajtur jashtë në pesë ndeshje.





