Negociatat Rusi-Ukrainë/ Shefi i NATO-s: SHBA dhe Europa të harmonizuara në bashkëpunimin e tyre

Europë | 1 minutë më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë të zhvilluara në Abu Dhabi treguan se Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Evropa janë plotësisht të harmonizuara dhe të bashkuara.

Gjatë një vizite në Norvegji, ai theksoi se pas këtij unifikimi perëndimor, i mbetet palës ruse të tregojë nëse është me të vërtetë e gatshme për të bashkëpunuar.

Takimet dyditore me ndërmjetësimin e SHBA-së sollën sinjale për përparim diplomacisë, duke përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis dy vendeve në luftë.

Pavarësisht progresit të raportuar nga negociatorët, përfaqësuesit amerikanë vërejtën se mungesa e besimit dhe mosmarrëveshjet për çështjet territoriale mbeten sfida kryesore.

Pas përfundimit të bisedimeve në Abu Dhabi, emisarët e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner udhëtuan drejt Moskës për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe drejt Dublinit për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nga ana e tij, Zelensky nëntëvizoi se përpjekjet e Ukrainës synojnë arritjen e rezultateve konkrete për përfundimin e luftës sa më shpejt, por nënvizoi se procesi varet ndjeshëm nga presioni që Uashingtoni do të ushtrojë ndaj Moskës dhe nga përfaqësimi i Evropës në çdo etapë diplomatike.

Në të njëjtën kohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Ukraina raportoi sulme me dronë ndaj infrastrukturës ruse të naftës në portin e Ust-Luga-s në detin Baltik, ndërsa sulmet ruse me raketa dhe dronë dëmtuan rrjetin energjetik ukrainas si dhe shkaktuan viktima civile në një treg në rajonin e Odesës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme